Lajme

Grabitje me armë në një pompë derivatesh

01/12/2023 09:53
nga:Astrit Gashi

Një person ka informuar mbrëmë policinë, se derisa ishte në vendin e tij të punës, në një pompë derivatesh, është kryer një grabitje.

Në raportin e Policisë thuhet se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë grabitur 400 euro dhe një telefon mobil.

Rasti është duke u hetuar.