Në fund të fitores 2-0, menaxheri i PSG-së, Cristophe Galtier foli për mikrofonat e PSGTV.
Trajneri francez, deklaroi se konkurrentët e PSG po bëjnë gjithnjë presion të lart drejt ekipit të tij, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ishte shumë e rëndësishme të fitonim përsëri. Ne kemi ndjekës që po bëjnë fort presion. E dinim se do të kishim një ndeshje të vështirë sepse Angers është një ekip që luan shumë mirë dhe paraqet probleme të mëdha taktike. Unë gjithashtu insistoj në faktin se situata – pas Kupës së Botës – do të thoshte që kishim kaq shumë lojtarë të munguar. Kishte shumë seriozitet nga lojtarët e mi dhe i përgëzoj sepse nëse nuk do të ishim seriozë dhe kërkues, mund të mos kishim fituar këtë ndeshje. Ne shënuam dy gola spektakolar dhe thjesht më vjen keq për disa gabime teknike të pazakonta në fushat e lojës ku ne përgjithësisht bëjmë diferencën”.
/GazetaBlic Sport/


