Policia kineze ka arrestuar një burrë që u fut brenda turmës dhe duke vrarë 5 persona dhe duke plagosur 13 të tjerë.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se incidenti ka ngjallur zemërim të gjerë publik, ku shumë njerëz akuzuan autorin se e ka bërë me qëllim veprimin.
Videot e publikuara në internet tregojnë shoferin duke dalë nga makina dhe duke hedhur kartëmonedha në ajër, menjëherë pas përplasjes.
Policia ka ndaluar 22-vjeçarin dhe ka nisur hetimet.
Përplasja ndodhi të mërkurën gjatë orës së pikut të mbrëmjes në një kryqëzim.
Ka pasur incidente të ngjashme kohët e fundit.


