Lajme

Chollet pas takimit me Osmanin: Ne e lavdërojmë Kosovën për solidaritetin me Ukrainën dhe dënimin e luftës së Putinit

01/12/2023 00:09
nga:Astrit Gashi

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka shkruar për takimin që zhvilloi sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai shprehet se partneriteti SHBA-Kosovë, është i palëkundur, teksa i lavdëron autoritetet për solidarizimin me Ukrainën në miratimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

”Mirë që e takova presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Partneriteti ynë SHBA-Kosovë, është i palëkundur. Ne e lavdërojmë Kosovën për solidaritetin me Ukrainën në miratimin e sanksioneve, mbështetjen e refugjatëve dhe gazetarëve dhe dënimin e luftës së Putinit. Mirënjohës për bujarinë e Kosovës në pritjen e evakuuarve dhe refugjatëve afganë”, shkroi Chollet.