Lajme

Lufta në Ukrainë: Putin shkarkon Surovikinin nga posti i komandantit të forcës pushtuese në Ukrainë

01/11/2023 23:21
nga:L J

Presidenti ukrainas, Vladimir Putin, ka shkarkuar komandantin e lartë rus në Ukrainë, tre muaj pasi ai u emërua, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, është emëruar për të udhëhequr atë që Rusia e quan “operacioni i saj special ushtarak” kundër fqinjit të saj.

Ai zëvendëson Sergei Surovikin i cili ka mbikëqyrur sulmet brutale të Moskës në infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Riorganizimi vjen pasi forcat ruse thonë se po bëjnë përparim në Ukrainën lindore pas disa muajsh pengesash.

Gjenerali Gerasimov, i cili ka qenë në post që nga viti 2012, është shefi më jetëgjatë i shtabit të përgjithshëm rus të epokës post-sovjetike.

Surovikin – tani zëvendësi i tij – është quajtur “Gjeneral Armageddon” për taktikat e tij brutale në luftërat e mëparshme, duke përfshirë operacionet e Rusisë në Siri.

Menjëherë pasi ai u emërua për të drejtuar operacionin në tetor, Rusia filloi fushatën e saj për të shkatërruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke lënë miliona civilë ukrainas pa ngrohje ose energji elektrike për periudha të gjata në thellësi të dimrit. Ai gjithashtu mbikëqyri tërheqjen e Rusisë nga qyteti Kherson – një sukses i madh për ukrainasit.