Këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet në takimin që pati me gazetarët e Kosovës, ku pjesë ishte edhe përfaqësuesi i GazetaBlic ka dhënë detaje rreth takimit me Kurtin, Osmanin, partitë opozitare dhe Listën Serbe, raporton GazetaBlic.
Në këtë takim, Chollet thotë se me këto takime të zhvilluara në Kosovë ka mësuar më shumë rreth situatën aktuale në vend.
“Kemi pasur diskutime te mira me Presidenten, Kryeministrin, me udheheqësit e partive serbe, me udhëheqësit e partive opozitare, dhe përkundër që ka qenë vizitë e shkurtë, ne ishim në gjendje të shohim dhe të mësojmë shumë për situatën aktuale këtu”, tha Chollet.
Chollet thotë se marrëdhëniet e SHBA-ve me Kosovës mbesin tejet të fuqishme, teksa shton se vetë ai bashkë me Bidenin, Blinken dhe Escobarin kanë një histori të gjatë me vendin tonë.
“Të fillojmë me pikat kryesore, së pari, marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën mbesin tejet të fuqishme, Presidenti Biden, Sekretari Blinken, Eskobar dhe edhe unë personalisht, shumë zyrtarë tjerë në administratën amerikane, kemi një histori të gjatë me Kosovën, që daton që një cerek shekulli”, tha Chollet.
Chollet shtoi se vizioni i SHBA-ve është ardhmëria e një Kosovë multietnike, e pavarur, sovrane, e sigurt, e prosperuar dhe demokratike.
“Kemi shpenzuar një kohë të gjatë të jetës tonë profesionale, në përpjekje që të punojmë me Qeverinë dhe popullin e Kosovës për të ndërtuar një ardhmëri më të mirë. Ne ndajmë një vizion për ardhmërinë e Kosovës dhe ky vizion është ai i një Kosove multietnike, e pavarur, sovrane, e sigurt, e prosperuar dhe demokratike. Dhe ndajmë vizionin e integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euroatlantike dhe evropiane”, tha Chollet./GazetaBlic/
Dialogu Kosovë-Serbi, Chollet: Nuk ka parakushte për takimin Kurti-Vuçiq
Chollet kërkon urgjentisht krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe


