Sporti

Deklarata e parë e Felix si lojtar i Chelsea: Jam shumë i lumtur!

01/11/2023 15:51
nga:Mergim Rreci

Sot është konfirmuar dhe zyrtarizuar huazimi i Joao Felix tek Chelsea.

“Chelsea është një nga klubet më të mëdha në botë dhe shpresoj që ta ndihmoj ekipin për t’i arritur objektivat. Jam shumë i lumtur të jem këtu dhe shumë i entuziazmuar që të luaj në Stamford Bridge.”, tha Felix për faqen zyrtare të Chelsea.

Portugezi është huazuar nga Atletico Madrid tek londinezët deri në fund të sezonit, një marrëveshje që nuk përmban mundësi të blerjës së plotë të kartonit të tij nga Chelsea.