Sporti

U përleshen fizikisht në fushë, vjen dënimi për Ferran Torres dhe Stefan Savic

01/11/2023 12:14
nga:Mergim Rreci

Në minutat e fundit të derbit mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, të luajtur të dielën e kaluar, Ferran Torres dhe Stefan Savic u përjashtuan nga gjyqtari José Luis Munuera Montero, pasi u përplasen fizikisht.

Komiteti i Garave i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll tani ka vendosur një dënim me dy ndeshje për të dy lojtarët, transmeton GazetaBlic Sport.

Sulmuesi i Barcelonës do të mungojë kështu në ndeshjet me Getafen dhe Girona, ndërsa Savic në përballjet me Almerian dhe Valladolidin.