Cardiff i ka paguar 8 milionë euro Nantes, duke iu referuar këstit të parë nga dy për transferimin e Emiliano Sala.
Kujtojmë se sulmuesi argjentinas vdiq pas rrëzimit të avionit në të cilin po udhëtonte nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar, duke mos arritur të debutojë në ndonjë ndeshje për klubin uellsian, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas një çështjeje gjyqësore, Cardiff u urdhërua të paguante Nantes për transferimin e lojtarit. Pas vdekjes së tij, më 21 janar 2019, Cardiff pezulloi pagesën e parë të planifikuar prej 6 milion €, e cila korrespondonte me një pjesë të transferimit të sulmuesit argjentinas, i cili ishte transferuar në një total prej 17.3 milion €.



