Policia e Kosovës në Podujevë ka arrestuar një person, pasi sipas tyre, ekziston dyshimi se i njëjti është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë në rrugën “Xhemail Mustafa” në Podujevë.
“Personi i dyshuar , i cili dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali , ku ka marrë gjësende në vlerë rreth 1250 euro, është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari A.H, është dërguar në mbajtje dhe se i njëjti do të intervistohet sot, pasi pas bërjes së testit, mbrëmë ka rezultuar i dehur.


