Sporti

Befasi: Gerrard kontakohet nga kombëtarja e njohur, legjenda po e shqyrton ofertën

01/10/2023 21:19
nga:Lorik J

Federata Polake e Futbollit thuhet se ka “filluar bisedimet” me ish-kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard për t’u bërë trajneri i ri i kombëtares së Polonisë.

Pas eliminimit nga Kupa e Botës në Katar në fazën e eliminimit, Polonia vendosi të mos rinovojë kontratën me Czeslaw Michniewicz. Gerrard ka qenë pa punë që kur u lirua nga detyrat e tij në Aston Villa në tetor, pas një fillimi të dobët në Premier League, ku tifozët u kthyen kundër tij në Villa Park, përcjell GazetaBlic Sport.

Gazeta polake Meczyki pretendon se Federata e Futbollit të Polonisë kontaktoi Gerrard disa ditë më parë për t’u bërë trajneri i tyre i ri. 42-vjeçari thuhet se aktualisht është duke shqyrtuar ofertën.

/GazetaBlic Sport