Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, do të qëndrojë në Kosovë dhe rajon më 11 janar, ku sipas njoftimit të DASH-it thuhet se do të takohet me krerët e shtetit.
Burime të GazetësBlic bëjnë me dije se nesër, Chollet do të takohet edhe me opozitën përfshirë këtu, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinaj.
GazetaBlic kupton se takimi i Chollet me opozitën do të zhvillohet në ora 16:00.
Ndryshe, në njoftimin e lëshuar nga Departamenti i Shtetit u tha se Chollet do të qëndrojë në Prishtinë për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në avancimin e integrimit të Kosovës dhe euroatlantik, duke përfshirë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke.
Ndërsa, më 12 janar, këshilltari Chollet do të vazhdojë në Beograd, ku do të diskutojë me udhëheqjen e qeverisë serbe sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt synimit të Serbisë për anëtarësim në BE.


