Lionel Messi është afër rinovimit të kontratës me Paris Saint-Germain.
Ditët e fundit ka dalë lajmi se klubi është i gatshëm të përmirësojë kontratën e tij, e cila tashmë shkon në 30 milionë euro në vit. Në tavolinë, tre skenarë: rinovimi deri në 2024, deri në 2025, ose vetëm një sezon me një zgjatje më shumë, transmeton GazetaBlic Sport.
Këtë të martë, trajneri Christophe Galtier konfirmoi se negociatat me kampionin e botës, i cili duhet të rikthehet në garë këtë të mërkurë me Angers, janë në vazhdim.
“Ka biseda, drejtori sportiv foli me Leon për një rinovim. Nuk e di se në çfarë situate është, por Leo duket i lumtur në Paris. Është një temë që nuk e diskutoj unë me të”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


