Lajme

Kurti e thotë sërish: Serbia e ka refuzuar planin franko-gjerman

01/10/2023 13:37
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për marrëveshjen me Serbinë dhe planin franko-gjerman, raporton Gazeta Blic.

Pas takimit të tij dhe tre ministrave me kryetarët e komunave të Kosovës, ai u pyet nga gazetarët për dialogun e planin franko gjerman.

Kurti tha sërish se atë e shohin si bazë të mirë dhe se Serbia e ka refuzuar atë.

“Planin evropian të mbështetur nga Franca dhe Gjermani ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa Serbia e ka refuzuar atë në mbledhjen e Këshillit nacional të sigurisë në Beograd, të mbajtur me 27 tetor 2022, me vendim unanim”, tha Kurti kur u pyet se a është plani franko-gjerman i përafërt për marrëveshje finale./Gazeta Blic/