Ermal Krasniqi është edhe zyrtarisht futbollist i skuadrës rumune, Cluj.
Futbollisti kosovar ka bërë hapin e madh në karrierë dhe tashmë do të mbrojë ngjyrat e klubit ndaj të cilit luajti në Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Skuadra rumune, Cluj e ka zyrtarizuar blerjen e Ermal Krasniqit. Futbollisti i Ballkanit raportohet se i ka kushtuar rreth 300 mijë euro skuadrës rumune.
Ai do të mbajë fanellën me numër 7 tek skuadra nga Rumania.



