KB Trepça ka bërë transferimin e radhës, ku skuadrës i është bashkuar basketbollisti amerikan, Will Daniels.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi përmes një njoftimi në llogarinë e tyre në Facebook.
“Mirësevjen Will Daniels. #TrepçaNaBashkon”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Basketbollisti 36-vjeçar deri më tani ishte pjesë e klubit Club Nacional në ligën e Uruguait.


