Lajme

Tregtonte mallra që përmbanin kanabis, arrestohet një 21-vjeçar në Tiranë

01/10/2023 11:08
nga:G B

Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi tregtonin mallra të kontrabanduara me përbërje kanabisi.

Policia sekuestroi mallrat e kontrabanduara me përmbajtje të lëndëve narkotike, gjatë kontrollit në dyqanin e 26-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.