Sporti

Arteta kërkon një përforcim për sulmin, Mudryk është kërkesa kryesore

01/10/2023 10:32
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka të qartë se dëshiron të shtojë forcën e skuadrës së tij në sulm.

‘Topçinjtë’ kanë qenë të lidhur me Joao Felix, por futbollisti tashmë do të huazohet tek Chelsea nga Atletico Madrid, transmeton GazetaBlic Sport.

Mykhailo Mudryk, futbollisti ukrainas është kërkesa kryesore e Artetas, me futbollistin që dëshiron shumë kalimin në Londër.

“Problemi është se ne kemi vetëm një sulmues dhe të përballojmë kaq shumë muaj derisa të kthehet Gabi nuk është e lehtë, por ne duhet të marrim maksimumin nga lojtarët që kemi për momentin. Nëse mund të kemi disa përforcime, shkëlqyeshëm. “- tha Arteta.

/GazetaBlic Sport/