Milani është rikthyer në stërvitje pas barazimit zhgënjyes ndaj Romës. Lojtarët që luajtën mbrëmë bënë një stërvitje relaksuese, ndërsa të tjerët u stërvitën rregullisht.
Edhe Junior Messias është rikthyer në grup pas muajsh. 31-vjeçari i ka munguar kuqezinjve për disa javë, për shkak të një dëmtimi.
Më vete ka punuar Divock Origi, i cili po rikuperohet nga një problem me kofshën e djathtë.
Milan synon që të fitojë sërish titullin në Serie A, me konkurrencën këtë vit që është e madhe.


