Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonimisë, Artane Rizvanolli u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë edhe më tej kursimin e energjisë.
Përmes një videomesazhi, dyshja kanë bërë të ditur se muaji shkurt dhe marsi janë kritikë në përballje me energjinë elektrike.
“Andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj dhe të Republikës së Kosovës, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë që të vazhdoni edhe më tej, edhe më shumë kursimin e energjisë!”, u shpreh kryeministri Kurti.
Teksa ftoi qytetarët që kanë mundësi të tjera përveç energjisë elektrike, t’i shfrytëzojnë ato.
Ndërsa, ministrja Rizvanolli potencoi se vetëm në nëntor, familjet kanë shpenzuar 15% më pak energji elektrike në krahasim me vitin paraprak.
Ajo falënderoi qytetarët për vetëdijen e lartë të treguar në këtë krizë.


