Dele Alli zhgënjeu në periudhën e huazimit te Besiktas, aq sa klubi turk po studion se si ta kthejë mesfushorin anglez 26-vjeçar te Evertoni që zotëron kartonin e tij.
Sipas informacioneve nga Sky UK, megjithatë, nuk ka asnjë klauzolë për përfundimin e parakohshëm të marrëveshjes dhe nëse Besiktas dëshiron të heqë dorë para kohe nga Alli, Besiktas do të duhet të paguajë të gjithë koston e huazimit (mbi 1 milion euro), përcjell GazetaBlic Sport.
Klubi turk besonte në aftësitë e tij, megjithatë Alli nuk ka dhuruar asgjë që nga kalimi i tij në Turqi.
/GazetaBlic Sport


