Sporti

“Bomba” e merkatos: Felix huazohet tek Chelsea

01/09/2023 17:04
nga:Lorik J

Skuadra e Chelseat ka arritur marrëveshje me Joao Felix për huazimin e tij.

Chelsea ka arritur një marrëveshje verbale për të huazuar Joao Felix nga Atletico Madrid, raporton eksperti i merkatos, Orstein, përcjell GazetaBlic Sport.

Një marrëveshje nuk është nënshkruar, por skuadra e Premier League pritet të paguajë një tarifë prej 11 milionë euro, e cila është më e ulët se çfarë kërkonin fillimisht homologët e tyre në La Liga.

Ka pasur interesim nga Manchester United dhe Arsenal, por Felix është i vendosur të zgjedhë Chelsean, pasi është tërhequr nga projekti i tyre.

/GazetaBlic Sport

https://twitter.com/FabrizioRomano/status/1612479152384315392/photo/1