Lajme

Grabitën 400 mijë euro në shtëpinë e ish-zyrtares së lartë në Tiranë, lihen në burg nënë e bir

01/09/2023 13:58
nga:N M

Kanë dalë sot para gjykatës Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, të cilët akuzohen për vjedhjen e parave në banesën e një ish-zyrtareje të lartë shtetërore, ku 49-vjeçarja punonte si pastruese.

Siç shihet edhe nga videoja e siguruar nga A2 CNN brenda sallës së gjyqit, 49-vjeçarja Rozeta Dobi ka dalë e përlotur para trupës gjykuese, ndërsa i biri, Havieri, duket më i qetë.

Ndërkohë, A2 CNN ka siguruar edhe letrën që Havier Dobi i ka dërguar të atit, të cilit i kërkon që ta nxjerrë sa më parë që aty, pasi shprehet se i vjen të vrasë veten. Më tej, ai shton në letër se këtë gjë nuk do t’ia falë kurrë së ëmës.

Kujtojmë se, Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhjen e miliona lekëve dhe mijëra eurove në një shtëpi ku gruaja punonte si punonjëse mirëmbajtjeje.

Policia tha se ka sekuestruar mbi 8 milionë lekë të rinj të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Sipas policisë, nga banesa nuk ishin vjedhur vetëm 8 milionë lekë të rinj, por mbi 400 000 euro, që gruaja në bashkëpunim me djalin i kishin fshehur më pas në tubin e aspirimit.

Faton Peci tregon për subvencionet që i presin fermerët në vitin që sapo hymë