Sporti

Sherr masiv me grushte dhe shkelma! Fusha kthehet në ring

01/09/2023 13:22
nga:E K

Një sherr i madh ka ndodhur në Kosta Rika. Përballja Guanacasteca-Liberia u kthye në një përleshje masive mes lojtarëve të të dyja skuadrave në minutbn e 26′.

Fusha u shndërrua në ring, ndërkohë që futbollistët nuk kursyen grushtet dhe goditjet ndaj njëri-tjetrit. Ndeshja rinisi pasi palët u qetësuan. Në fund barazim 3-3.

Mesfushori i Liberia, Diego Madrigal u shpreh pas kësaj ngjarjeje të turpshme: “Një njollë e madhe për futbollin tonë kombëtar, nuk mund të ndodhë as në fusha të hapura”.