Lajme

Haradinaj: Hajdaraj, Gjokaj dhe Ukaj ishin luftëtarë të pashoqë

01/09/2023 11:25
nga:N M

Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj, Çelë Ukaj, ishin luftëtarë të pashoqë, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e popullit të shtypur.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ka pasur nderi që me ta t’i ndajë sfidat e luftës

“Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj, Çelë Ukaj, luftëtarë të pashoq, trima e atdhetarë të cilët para jetës së tyre e kishin lirinë e popullit të shtypur. Kisha nderin që me ta t’i ndajë sfidat e luftës”.

“Shembulli i tyre mbetet motivues dhe udhërrëfyes për brezat e rinj, frymëzimi ynë në çdo moment të angazhimeve për një Atdhe siç ata e ëndërruan”.

Kurti bashkë më tre ministra të tij mbledhin kryetarët e komunave, këto tema do të diskutohen