Lajme

Aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Shtime, lëndohen pesë persona: Njërin furgon e kaplon flaka

01/08/2023 16:25
nga:Genita C

Pesë persona kanë përfunduar të lënduar, si pasojë e një aksidenti të ndodhur në mes dy furgonëve (kombi), në rrugën Ferizaj-Shtime.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai theksoi se njëri nga furgonët u kaplua nga flaka.

“Sot , rreth orës 14:50 në hyrje të Shtimes ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy automjete furgon. Veç dëmeve të shkaktuara materiale, (njërin automjet e ka kapluar flaka) pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë në QKMF-Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendren Emergjente në Ferizaj. jësia e Hetimeve e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj po e heton rastin”, deklaroi Veseli.