Sporti

Borussia Monchengladbach ia bënë të qartë Bayernit: Nuk heqim dorë nga Yann Sommer

01/08/2023 11:25
nga:E K

Bayern është në kërkim të një portieri.

Klubi gjerman ka mbetur pa portierin e tyre kryesor, Manuel Neuer pasi ky i fundit u lëndua gjatë pushimeve në skijim duke e humbur pjesën e mbetur të sezonit,shkruan GazetaBlic Sport.

Bavarezët ia kanë vënë syrin, Yann Sommerit të Borussia Monchengladbach, por duket se këta të fundit nuk do e lejojnë zviceranin të largohet.

“Ne nuk do të heqim dorë prej tij tani. Ia bëmë të qartë edhe Bayernit vendimin tonë”, theksoi Roland Virkus, drejtori sportiv i M’Gladbach.

/GazetaBlic Sport/