Sporti

Tevez tregon arsyen se pse nuk e uroi Messin për triumfin në Kupën e Botës, argjentinasi nuk e përcolli as kombëtaren e tij

01/08/2023 08:39
nga:E K

Ish-trajneri i Rosario Central dhe ish-sulmuesi i madh Carlos Tevez siguroi se e ka ndjekur “pak” Botërorin dhe se kombëtarja franceze ishte ajo që i kushtoi më shumë vëmendje.

Argjentina fitoi Kupën e Botës në Katar, pasi mundi Francën me penallti në finalen e madhe më 18 dhjetor, e drejtuar nga Lionel Messi, përcjell GazetaBlic Sport.

“E ndoqa pak Botërorin. Më shumë ndoqa Francën sepse ishte një skuadër që më pëlqente”, tha Tevez, i cili më pas shpjegoi pse nuk e uroi Messin për trofeun.

“Nuk i kam shkruar Messit sepse telefoni i tij duhet të jetë mbushur. Më jep kënaqësi të madhe që fëmijët e mi festojnë golat e tij”, tha Tevez.

/GazetaBlic Sport/