Java e 16-të e kampionatit në La Liga e gjeti Real Madrid në transfertë ndaj Villareal. Ajo që bëri më së shumti përshtypje në këtë ndeshje, ishte 11-tëshja titullare e përzgjedhur nga trajneri Carlo Ancelotti.
Kjo sepse në fraksionin e parë të sfidës për madrilenët në fushë nuk ishte aktivizuar asnjë lojtar spanjoll, diçka që u regjistrua për herë të parë në historinë e Los Blancos. Duke nisur nga porta, Courtois, Militao, Rudiger, Alaba, Mendy, për të kaluar më pas në mesfushë me Valverde, Tchouameni, Modric dhe në sulm Valverde, Vinicius Junior dhe Benzema.
Ndërkohë në stol, të gatshëm për trajnerin Ancelotti ishin të gjithë spanjollët duke nisur nga Asensio, Ceballos, Nacho, portieri Lopoez, Lucas e Vallejo./ss


