Skuadra e Real Madridit ka humbur ndaj Villarrealit në udhëtim.
Ekipi i Villarrealit fitoi me rezultatin 2-1, për të marrë tre pikë të mëdha në ndeshjen e parë të vitit të ri në La Liga, shkruan GazetaBlic Sport.
Real Madridi përveç humbjes së duelit, humbi edhe mundësinë për të kaluar në vendin e parë në La Liga.
Pino dhe Moreno shënuan për Villarrealin, teksa Benzema shënoi golin e vetëm për Real Madridin.
Klubi i Ancelottit mbetet në vendin e dytë – me pikë të barabarta me Barçën, teksa klubi katalunas ka një ndeshje më pak.
/GazetaBlic Sport


