Lajme

EMRI/ Kjo është 32 vjeçarja që hodhi në lumë të birin pak ditë pasi e solli në jetë

01/07/2023 11:50
nga:G C

Orjana Gremi është 32-vjeçarja që ka hedhur në lumin Kir foshnjen e saj. Abc News mëson se djali kishte ardhur në jetë me 30 Dhjetor dhe ajo e ka regjistruar në maternitetin e Shkodrës pa atësi.

Nga të dhënat paraprake, Orjana Gremi nuk rezulton e katelizuar me probleme të shëndetit mendor.

Policia bën me dije se trupi i pajetë i foshnjes është gjetur në vendin e quajtur Postribë në lumin Kir pasi e ëma e kishte hedhur gjatë natës. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ajo u arrestua për “Vrasja me dashje”./abcnews.al