Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti mezi i mbajti lotët gjatë një konference për shtyp, ndërsa kujtoi mikun e tij Gianluca Vialli.
Tekniku italian foli për mediat spanjolle të premten, disa orë pasi familja e Viallit konfirmoi vdekjen e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Ancelotti dukej shumë emocional dhe luftoi për të mbytur lotët ndërsa fliste për ish-sulmuesin e Juventusit dhe Sampdorias.
“Është një ditë e trishtuar për mua, i them lamtumirë një miku, një kolegu, një person shumë të mirë dhe një lojtari të madh”, tha ai.
"Addio ad un amico e una bellissima persona: riposi in pace"
Ancelotti saluta #Vialli ? pic.twitter.com/JI4A47fnik
— GOAL Italia (@GoalItalia) January 6, 2023
Ish-shoku i skuadrës së Viallit, Antonio Conte, tani në Tottenham, nuk mbajti një konferencë shtypi, duke e lënë ndihmësin e tij Cristian Stellini ta zëvendësonte para gazetarëve.
Conte, një ish-bashkëlojtar i Viallit në Juventus, ndau foton e darkës së tij të fundit me Viallin në Londër në Instagram duke thënë se 58-vjeçari ishte një “burim frymëzimi”.


