Sporti

Ronaldo asnjëherë nuk i injoron ushtrimet: Shikon lojën e Al Nassr duke u stërvitur

01/07/2023 08:42
nga:E K

Dje në kuadër të xhiros së 12-të të kampionatit të Arabisë Saudite, Al Nassr mundi Al Taee me rezultat 2:0 dhe të dy golat i shënoi futbollisti brazilian Anderson Talisca, ndërsa Cristiano Ronaldo e ka ndjekur fillimisht këtë ndeshje nga zona VIP, e më pas nga dhoma e zhveshjes.

Cristiano Ronaldo nuk mundi të luante në këtë ndeshje. Portugezi ende nuk mund të regjistrohet dhe një nga të huajt pritet të largohet nga klubi. Ndoshta do të jetë kameruniani Vincent Aboubakar, përcjell GazetaBlic Sport.

Në pjesën e parë, Cristiano shkoi në dhomën e zhveshjes. Ai nuk shkoi më as në tribuna, përkundrazi vendosi të stërvitej me biçikletën e tij ndërsa e shikonte ndeshjen në TV brenda dhomës së zhveshjes.

Aty u mirëprit edhe goli i dytë i Anderson Talisca. Ronaldo e priti këtë gol me duartrokitje, ndërsa njerëzit e klubit e festuan poashtu këtë gol.

/GazetaBlic Sport/