Sporti

E pyesin për Bellingham, Ancelotti vlerëson edhe objektivin e Chelsea-t

01/07/2023 09:01
nga:E K

Carlo Ancelotti, trajner i Realit të Madridit, është pyetur këtë të premte, në një konferencë për shtypin, në lidhje me interesimin e klubit “Merengues” për anglezin Bellingham, pjesë së Borussias së Dortmundit.

Trajneri italian i është shmangur pyetjes, duke folur për mesfushorët e tjerë, si p.sh. lojtari i Benficas, Enzo Fernandez.

Bellingham tregoi në Kupën e Botës se ai është një mesfushor i madh, ashtu si të tjerët. Ka shumë mesfushorë të rinj të mirë që po shfaqen: Enzo, Pedri dhe Gavi. Bellingham është një prej tyre, por unë do të flas për mesfushorët e mi, të cilët janë shumë të mirë. Tchouameni, Camavinga, Valverde… Këtu kemi shumë të rinj”, ka deklaruar Ancelotti.

Pyetjes nëse do të ketë largime në janar nga Reali, italiani iu përgjigj:

Nëse dikush më kërkon këshilla, do t’i jap, por ende askush nuk ka hyrë në zyrën time. Të gjithë janë të fokusuar, kemi ende shumë ndeshje përpara dhe e gjithë skuadra do të angazhohet. Askush nuk ankohet se nuk ka luajtur shumë, të gjithë janë të fokusuar”./ss/