Lajme

Presidentja Osmani reagon për plagosjen në Shtërpcë: Akt i patolerueshëm, autori të vihet para drejtësisë

01/06/2023 20:04
nga:G B

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se plagosja në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë, raporton Gazeta Blic.

Plagosja e të rinjve 11 dhe 21 vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm, ndaj autori duhet të vihet para drejtësisë.

Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t`u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë.

Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojne urgjentisht e sipas ligjit.