Policia e Kosovës ka dalë edhe me një njoftim të fundit për plagosjen e dy të rinjëve në Shtërpcë, raporton Gazeta Blic.
Sipas njoftimi të policisë ka pasur gabim sa i përket moshës së të plagosurve.
“Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar.”, thuhet në njoftimi.
Kumtesa e plotë e Policisë së Kosovës:
Informatë shtesë lidhur me personat e plagosur në Shtërpcë
Sqarim për media
Në lidhje me personat e plagosur në Shtërpcë , fillimisht nga informatat e para që kemi pranuar, ju kemi njoftuar se janë plagosur dy persona, një person 11 vjeçar dhe një person 31 vjeçar.
Mirëpo, Sektori Rajonal i Hetimeve, pasi ka bërë verifikimin e personave të plagosur dhe moshës së tyre, rezulton të jenë plagosur, një person 11 vjeçar dhe një person 21 vjeçar.


