Lajme

Rexhepi: Viti 2022 ishte viti më i sigurt për persona të vdekur në aksidente rrugore

01/06/2023 19:06
nga:G B

Jeton Rexhepi, shef i Divizionit për Komunikacionin Rrugor në Policinë e Kosovës, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se gjatë vitit 2022 numri i aksidenteve në vend ka shënuar rënie në 2,26 për qind.

“Numri i aksidenteve dëme materiale ka shënuar rënie në 4.24 për qind, aksidentet me fatalitet kanë shënuar rënie neë 4 përqind, ndërsa numri i personave të vdekur është në rënie”, ka thënë Rexhepi, teksa ka shtuar se këto të dhëna përfshijnë të gjitha territoret e Kosovës.

Rexhepi ka thënë se shkaktari dhe faktori njëri merr një përqindje të lartë të përfshirjes në aksidente të trafikut rrugor. Ai ka shtuar se kjo arrihet përmes shoferit duke mos respektuar rregullat e trafikut rrugor dhe mos përshtatjes së shpejtësisë në kushte të rrugës.

“Në të gjithë muajtë e vitit Policia e Kosovës të gjitha problemet e infrastrukturës i realizon me anë të dy apo më shumë metodave. E para është rikujtimi për rreziqet, kemi treguar se çfarë duhet të përgatitet një mjet për të dalë në rrugë, si duhet vepruar kur ka akull, ngrica”, ka thënë tutje ai.