Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti i cili ka deklaruar se ka ardhur puna që Kosova të gëzohet vetëm që nuk ka çnjohje,
Rustemi në Facebook ka thënë se pikërisht deputeti Hoti, në kohën sa ka qenë kryeministër i Kosovës, ka nënshkruar me dorën e vet garancinë ndaj Serbisë që nuk do të angazhohet për njohjen dhe afirmimin e Kosovës.
Teksa sipas tij, kjo bën shkelje të rëndë kushtetuese.
“Mos të harrojmë, ky deputet në cilësinë e kryeministrit me dorën e vet ka nënshkruar garancinë ndaj Serbisë që nuk do të angazhohet për njohjen dhe afirmimin e Kosovës, çka përbën shkelje të rëndë kushtetuese. Deri në këtë pikë shkon non-sensi opozitar i ditëve të sotme”, ka shkruar ai.


