Sporti

Kahn: Neuer do bëjë gjithçka për t’u rikthyer në top formë, Bayern e ka të vështirë të gjejë zëvendësues në janar

01/06/2023 14:30
nga:E K

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Oliver Kahn, foli në fletoret e Bild-it të sotëm për Manuel Neuer.

Kahn tha se Bayern do ta ketë të vështirë të gjejë zëvendësim për të në janar, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ne e njohim Manuelin: ai do të bëjë gjithçka për t’u rikthyer në top formë. Një zëvendësues? Sigurisht që është jashtëzakonisht e vështirë veçanërisht pasi jo shumë klube duan të heqin dorë nga numri i tyre 1“, tha ai.

Kujtojmë se Neuer u lëndua gjatë pushimeve të tij në skijim.

/GazetaBlic Sport./