Sporti

Ceferin kandidati i vetëm për president në zgjedhjet e UEFA-s

01/06/2023 13:30
nga:E K

UEFA njoftoi mëngjesin e sotëm se Aleksander Ceferin është kandidati i vetëm për zgjedhjet e 5 prillit 2023.

Afati i 5 janarit ka kaluar dhe i vetmi që ka paraqitur një kandidaturë formale për postin e presidentit është numri një aktual i futbollit europian i cili si rrjedhim do të rizgjidhet në Kongresin e Zakonshëm numër 47 dhe do të rinovojë detyrën e tij edhe për katër vite të tjera, përcjell GazetaBlic Sport.

Së pari, megjithatë, UEFA do t’i dërgojë FIFA-s pyetësorët e plotësuar të përshtatshmërisë për të gjithë kandidatët, për kontrollet e përshtatshmërisë.

/GazetaBlic Sport/