Henry mund të jetë trajneri i ri i Belgjikës.
Gazeta belge “HLN” raporton se është edhe dëshira e legjendës franceze që kjo gjë të ndodh, shkruan GazetaBlic Sport.
Henry tashmë e njeh skuadrën pasi ishte ndihmës trajner i Roberto Martinez i cili u largua nga posti pas dështimit në Kupën e Botës.
Data maksimale për paraqitjen e kandidaturës do të jetë e marta e ardhshme, 10 janar dhe pasi të mbyllet, federata belge do të duhet të vendosë mes aplikantëve
se kush do të jetë personi ideal për të drejtuar Belgjikën.


