Sporti

Zyrtare: Manchester United huazon portierin, Butland

01/06/2023 11:28
nga:E K

Manchester United ka konfirmuar se Jack Butland i është bashkuar klubit në formë huazimi nga Crystal Palace.

Anglezi i është bashkuar klubit deri në fund të sezonit 2022/23, shkruan GazetaBlic Sport.

Portieri 29-vjeçar ka luajtur 87 ndeshje në Premier League dhe ka luajtur nëntë ndeshje te Anglia.

Butland tha: “Ky është një klub i mrekullueshëm dhe që tani jam krenar që e përfaqësoj. Mezi pres të punoj me një grup portierësh të pabesueshëm, duke mbështetur njëri-tjetrin çdo ditë për të krijuar mjedisin më të mirë të stërvitjes dhe lojës për ekipin.

/GazetaBlic Sport/