Sporti

Salihamidzic: “Jemi të lumtur që Blind është lojtar i jonë”

01/06/2023 08:48
nga:E K

Drejtori i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic, komentoi nënshkrimin e agjentit të lirë Daley Blind në faqen zyrtare të klubit gjerman.

Ai u shpreh i lumtur me transferimin e Blind në Bayern, shkruan GazetaBlic Sport.

Jemi shumë të lumtur që ai po i bashkohet ekipit tonë, ai është një mbrojtës i gjithanshëm që mund të luajë si në të majtë ashtu edhe në qendër. Ai ka përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe aftësi drejtuese, jam i sigurt se do të na ndihmojë”.

Blind ka nënshkruar kontratë me “Bavarezët” deri në qershor të këtij viti.

/GazetaBlic Sport/