Mesfushori i Angers, Azzedine Ounahi në radarin e Tottenham.
Skuadra angleze është në kërkim të një mesfushori të ri dhe Ounahi është një nga zbulimet e Botërorit që pëlqehet edhe nga trajneri Conte, përcjell GazetaBlic Sport.
Mesfushori është vetëm 22 vjeç dhe çmimi i tij do të ishte i përballueshëm për Spurs.
Tottenham duhet të mposht konkurrentët e tjerë në garë për të pasi sipas raportimeve të ndryshme ka interesim edhe nga klube si Leicester, Barcelona dhe Napoli.
/GazetaBlic Sport.


