Lajme

Nushi i reagon Kurtit: Ky rren dy herë në ditë, e ata i besojnë çdo ditë!

01/05/2023 18:49
nga:G B

Nol Nushi nga PSD ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, lidhur me deklaratën se Policia e Kosovës do të ndërhynte në heqjen e barrikadave në veri para Vitit të Ri, nëse ato nuk do të hiqeshin nga serbët, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se Policia do të ndërhynte, aq sa ai do t’ia nis fitnesit këtë vit.

Nushi ka thënë se Kurti gënjen dy herë në ditë e ata i besojnë çdo ditë.

Postimi i tij i plotë:

Policia ka pasë me ndërhy qaq sa kom me ja nisë unë fitnesit sivjet…

Ky rrenë dy herë në ditë, e ata i besojnë çdo ditë!