Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka reaguar pas një statusi të kryetarit të LDK Lumir Abdixhiku i cili më herët kritikoi Qeverinë e Kosovës gjegjësisht Albin Kurtin për marrëveshjen finale Kosovë – Serbi, raporton Gazeta Blic.
Bajqinovci ka thënë se as deputetët e LDK nuk i kanë bërë share e like postimit të kryetarit të LDK-së.
Reagimi i plotë:
E lexova statusin e Lumir Abixhikut. Për 3 orë ishte shpërndarë (shares) vetëm 77 herë. Asnjë deputet i LDK-së nuk ia kishte bërë ‘share’. Nuk kanë faj, edhe unë të kisha qenë deputet i LDK-së isha distancu nga një shkrim i tillë.
Të fala nga Amerika.


