Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka folur rreth çështjes së Trustit, të cilën e mbështet si nevojë të qytetarëve në këtë kohë krize ekonomike.
Haliti në një intervistë për GazetaBlic, thotë se qytetarët kanë të drejtë të plotë mbi Trustin, sepse janë kursimet e tyre.
“Qytetarët duan ta marrin një ‘infuzion’ financiar të kursyer nga të ardhurat e tyre. Kur janë parat e tyre, pse duhet mos me ua dhënë. Janë kursimet e tyre, nuk është që janë paguar në këto institucionet që kanë të bëjnë me pensionet, sepse ne nuk kemi institut të sigurimeve sociale në Kosovë, por kemi pensionim të moshës që e kanë të gjithë”, tha Haliti.
Haliti thotë se çështja e Trustit duhet të bëhet në mënyrë vullnetare.
“Unë e kisha bërë këtë çështje në mënyrë vullnetare, secili atë përqindje që dëshiron ta marrë, le ta merrë”, tha Haliti për GazetaBlic.
Haliti në vijë me deklaratën e ambasadorit Hovenier: S’na duhet njohja nga Serbia në këtë fazë