Lajme

Haki Abazi i reagon opozitës: Kanceri dhe shërimi i të sëmurës së Ballkanit nuk bëhet me “lutje” nga Lajçaku!

01/05/2023 13:22
nga:N M

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje haki Abazi ka reaguar ndaj qëndrimeve të opozitës se si Albin Kurti arriti nga një marrëveshje finale me njohje reciproke, të përfundoj me një marrëveshje potenciale, e cila nuk obligon Serbinë që ta njeh Kosovën apo edhe Kosova Serbinë, raporton gazeta Blic.

Abazi ka akuzuar opozitën meqë sipas tij po e shtyjnë ndarjen e Kosovës vetëm për të treguar lojalitet dhe synim të majave të partisë.

“Është papjekuri politike me tentu me fitu poena politikë apo në mesfjalëve e rreshtave me shty agjenda të së kaluarës ndoshta edhe me ju fry erërave të ndarjes së Kosovës për të tregu lojalitetin në synim të majave të partisë. Qëndrimi i ambasadorit amerikan është fjala e mikut të dëshmuar që nuk ta rreh shpinën e të thotë ”hajt bacë tu rritë mendja””, ka shkruar Abazi ndër të tjera.

Sipas tij opozita fiton duke kërkuar kohezion, jo duke thënë që qeveria nuk e fitoj betejën në veri.

Abazi vlerëson se është kjo opozitë që nominalisht i kishte nënshkruar veriun Serbisë,  shpërdanin lajme të rrejshme për miliarda dollarë “kompensim” dhe për liqenin e Trump-it.

Reagimi i plotë:

Është papjekuri politike me tentu me fitu poena politikë apo në mesfjalëve e rreshtave me shty agjenda të së kaluarës ndoshta edhe me ju fry erërave të ndarjes së Kosovës për të tregu lojalitetin në synim të majave të partisë. Qëndrimi i ambasadorit amerikan është fjala e mikut të dëshmuar që nuk ta rreh shpinën e të thotë ”hajt bacë tu rritë mendja”.
Opozita fiton duke kërkuar kohezion jo duke thënë që qeveria nuk e fitoj betejën në veri. Është kjo opozitë që nominalisht i kishte nënshkru veriun Serbisë dhe shpërdanin lajme të rrejshme për miliarda dollarë “kompensim”. Dhe për liqenin e Trump-it.
Qeveria në anën tjetër duhet të reflektoj thellë, të hap procesin dhe të jetë gjithëperfshirëse. Proceset e kombit dhe proceset me interesa kombëtare siq është dialogu me Serbinë, nuk janë procese të zgjedhjeve të mbrendshme partiake ku munden një ose dy individ të bëjnë inxhiniering të rezultateve. Partitë vijnë e shkojnë, munden edhe me eksperimentu por nuk mund të eksperimentohet me proceset e fatin e kombit. N
Dialogu ka prodhuar barrikadat dhe tensione andaj edhe gabimisht ka ngritur alarmin ku kërkohet nga Kosova të bëjë kompromise të reja. Gabim, shumë gabim dhe duhet punë e reflektim. As strategjia e as taktikat nuk kanë prodhuar rezultatin e pritur dhe as përgatitjen e duhur të pozicionimit të aleatëve tanë. Pyetja e parë që duhet shtruar është ku e vazhduar gabimin që ata të opozitës e bënë për faktin apo faktet që ata e dinë. Gjysma e problemit zgjidhet Kur kuptohet në kohë që ka qenë kurs i gabuar dhe gjysma tjetër është që të kalohet nga kozmetika në substancë. Kanceri dhe shërimi i të sëmurës së Ballkanit nuk bëhet me “lutje” nga Lajçaku!