Lajme

Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik, dërgohet në vuajtje të dënimit me 100 ditë burgim

01/05/2023 12:57
nga:N M

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar Sh.D (35-vjeçar), pasi i njëjti po kërkohej me urdhëresë të gjykatës, i dënuar me 100 ditë burgim.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se i njëjti u arrestua sot rreth orës 10:50 nga policët e stacionit në Kaçanik.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej njëqind (100) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit , i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.

Deklaratat e Kurtit për një luftë në Kosovë, Tahiri i PDK-së: Kryeministër kush do të investonte në Kosovë?