Bellerin kaloi nëpër La Masia të Barcelonës përpara se të shkonte në Arsenal si 16-vjeçar dhe të fillonte karrierën e tij profesionale atje.
Ai u kthye te Barça shtatorin e kaluar dhe nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit. Ai tregoi se në krahasim me lojtarët e tjerë nuk fiton shumë, përcell GazetaBlic Sport.
Në një bisedë, Bellerin është pyetur nëse është e vërtetë që ai po luan për 500 mijë euro këtë vit. Kështu u përgjigj ai: “Po, jam i lumtur që e bëj këtë prej shumë vitesh dhe jam në një situatë komode financiarisht, kështu që mund të kënaqem me atë që dua. Në fund të fundit, ne nuk bëjmë aq sa mendojmë ne. Prioritetet e mia nuk janë të rregulluara sipas financave”, tha ai.
Këtë sezon, Bellerin luajti dy ndeshje në Champions League, tre herë në kampionatin spanjoll dhe një në Kupën e Mbretit. Transfermarkt e vlerëson atë në 15 milionë euro.


